Dalin pamjet e zjarrit te Komuna e Parisit, fëmijë që qajnë e familjarë me duart në kokë

Nga A2 CNN
25 Janar 2025, 18:59 | Kronikë

Prej mëse një ore zjarrfikësit e kryeqytetit janë duke punuar për evakuimin e banorëve të një pallati 8-katësh në zonën e Komunës së Parisit, garazhi i të cilit u përfshi nga flakët në orën 18:00.

Në pamjet e siguruara nga A2 CNN mund të shohim zjarrfikësit në shkallë që zbresin fëmijë por edhe të rritur nga ballkonet e apartamenteve të tyre.

 

 

Po ashtu ka fëmijë në lot dhe prindër të shqetësuar me duart në kokë, që duket se kanë mbetur të tronditur nga ngjarja.

Ngjarja ka ndodhur në kompleksin e pallateve, i njohur ndryshe si “Kika 1”. Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për të lënduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos