E rëndë, aksident me 2 të vdekur në Gjirokastër! Kamioni i ushtrisë përplaset me furgonin

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2025, 14:35 | Kronikë

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në hyrje të Gjirokastrës.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se aksidenti ndodhi pranë kthesës së Viroit dhe si pasojë humbën jetën dy persona.

Po ashtu bëhet me dije se në aksident është përfshirë një kamion i ushtrisë, i cili është përplasur me një furgon.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Njoftimi i Policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor "Gjirokastër-Tepelenë", në vendin e quajtur "Kthesa e Viroit", automjeti tip "Volkswagen Cady" me drejtues shtetasin P. K., 58 vjeç, banues në Gjirokastër është përplasur me automjetin tip "Mad" (automjet i Ushtrisë), me drejtues shtetasin B. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip "Volkswagen Cady", shtetasi P. K., dhe pasagjeri në këtë automjet, ende i paidentifikuar.   

Gjithashtu, është dëmtuar lehtë shtetasi B. Gj., i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.  

Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e pasagjerit që ka humbur jetën.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos