Një aksident automobilistik është regjistruar këtë të enjteje në autostradën Vlorë-Fier. Sipas burimeve të policisë së Vlorës, një automjet ka dalë nga rruga duke udhëtuar në këtë aks nacional.
Dyshimet e para për këtë ngjarje kanë të bëjnë me faktin se mjeti ka dalë nga rruga si rrjedhojë e shpejtësisë së lartë kur po udhëtonte në këtë segment rrugor. Drejtuesi i automjetit për një moment ka humbur kontrollin e mjetit, dhe më pas nuk ka mundur të frenojë në kohë duke dal në një pjesë anësore të rrugës, shkruan A2 CNN.
Mjeti ka qenë i llojit kamionçinë dhe përdorej në sektorin e ndërtimit. Në momentin e aksidentit me të udhëtonin 6 persona, të cilët ishin punëtorë ndërtimi në njësinë administrative Novoselë.
Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes të lënduar kanë mbetur 4 prej personave që udhëtonin më këtë automjet, tre prej tyre të ulur në vendin e parë të kamionçinës. (A2 Televizion)