Po vuan dënimin në burgun e Fierit, Ervin Salianji depoziton rekurs në Gjykatën e Lartë

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2024, 16:52 | Kronikë

Po vuan dënimin në burgun e Fierit, Ervin Salianji depoziton rekurs

Ish-deputeti i Partisë Demokratike ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë, për të kundërshtuar vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës dhe asaj të Apelit të Juridiksionit të përgjithsëm, të cilat vendosën dënimin e tij me 1 vit burg për ‘shpifje’.

Salianji po vuan momentalisht dënimin në burgun e Fierit, por asnjëherë nuk i ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke i quajtur politike, prandaj edhe kërkon lirinë.

Salianji u dënua për dosjen ‘Babale’, ku bashkë me gazetarin Jetmir Olldashi dhe Albert Veliun e njohur si ‘Babale’ hodhën akuza ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm të asaj kohë, Agron Xhafajt, për trafik droge.

Agron Xhafaj pas akuzave në fjalë, në të cilat thuhej se ai ishte i dënuar në Itali për trafik droge, shkoi dhe kreu dënimin që kishte në vendin fqinj.

Por Prokuroria ngriti pretendimet se audio-përgjimi me të cilin Salianji dhe gazetari Olldashi akuzonin vëllain e Fatmir Xhafajt, ishte i pavërtetë dhe i montuar qëllimisht.

Po vuan dënimin në burgun e Fierit, Ervin Salianji depoziton rekurs (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos