Berisha kërkon votat për Avokatin e Popullit, socialistët e heqin nga rendi i ditës

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2025, 18:28 | Politikë

Berisha kërkon votat për Avokatin e Popullit, socialistët e heqin

Sali Berisha kërkoi votat në Kuvend për Besim Ndregjonin, propozimin e opozitës për Avokatin e Popullit. Por, Niko Peleshi u shpreh se ka munguar procesi i konsultimit dhe palët ranë në dakordësi që ta heqin nga rendi i ditës votimin për Avokatin e Popullit.

"Ftoj kuvendin të bashkojë votat, për të kaluar si përfaqësues të Avokatit të Popullit, Besim Ndregjonin që përfaqëson shtresën e madhe të të përndjekurve politikë", tha Berisha.

"E njohim dhe të gjithë e dimë traditën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit që i takon Kuvendit të zgjedhë, por propozimet i takojnë opozitës dhe diskutohet për të arritur një emër konsesual. Duhet t'i japim seriozitet procesit. Nuk kemi një vendim politik, përsa kohë ka munguar ky proces, nëse s’do kemi një rezultat për një emër të caktuar, ftoj opozitën të ndërtojmë procesin siç është traditë për të arritur me konsensus me një emër. S’jemi kundër asnjë emri, të ndërtojmë procesin dhe flasim për propozimet tuaja", deklaroi socialisti Peleshi.

Berisha ia ktheu: "Në rast se është problemi për konsultim më të thelluar, mos e hidhni në votë. Të bëjmë konsultimin dhe të vijmë ta votojmë. Kemi besim të plotë se ai kandidat nderon atë post". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos