Ligji për investimet strategjike nuk do të ekzistojë më. Lajmin e dha Kryeministri Rama, gjatë një konference me gazetarë nga Bashkimi Europian, kur u pyet nëse do të respektojë kushtet e vendosura në raportin IBAR për këtë çështje.
Duke iu referuar investimit në Zvërnec, Kryeministri nguli këmbë se bota ka plot shembuj të bashkëjetesës mes natyrës dhe zhvillimit.
Për Edi Ramën, çështja u fry për shkak të emrit të Donald Trump.
I pyetur për Sazanin, Rama pohoi se po negocion prej dy vjetësh me investitorët, por përjashtoi idenë e shitjes së ishullit.
Kryeministri shpjegoi se nuk do të heqë dorë nga vizioni i tij për të thithur kapital dhe investime madhore që do të ndihmojnë zhvillimin e vendit, por nënvizoi bindjen se nuk mund të konkurrojë duke shpërfillur natyrën. (A2 Televizion)