Përplasjet e brendshme në Partinë e Lirisë, Braimllari bëhet i dorëhequri i parë

Nga A2 CNN
16 Prill 2024, 18:40 | Politikë

Pas pakënaqësive të forta të shprehura gjatë këtyre ditëve nga kryetari, Ilir Meta për funksionimin e Partisë së Lirisë, ka ardhur edhe dorëheqja e parë.

Endrit Brahimllari nuk do të jetë më nënkryetar i kësaj force politike.

“Po bëj unë i pari disa hapa pas për të treguar që për mua e rëndësishme është uniteti me njeri tjetrin” – ka shkruar ai në postimin ku njofton edhe dorëheqjen nga funksioni drejtues.

Në nje parashtrim të gjatë të aksionit opozitar, me dhe pa Meten në drejtim të partisë, Brahimllari i nënvizon vetes rolin “ekuilibrues” në funksion të zgjidhjes së problemeve të brendshme.

Një fjali të shkurtër falënderimi ka rezervuar për Ilir Metën, ndërsa zgjedh të theksojë vlerësimet për Monika Kryemadhin, në një “aksion të gjatë opozitar, të mbushur me sfida.”

Kjo lëvizje e nënkryetarit vjen vetëm një ditë pasi Meta deklaroi se partia do të dalë edhe nga nepotizimi duke pohuar se nuk ka vend për të edhe për bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, në drejtim e partisë. (A2 Televizion)

 
 

A2 CNN Livestream

Latest Videos