Adriatik Lapaj, kryetar i “Shqipëria Bëhet”, deklaroi se kryeministri “Edi Rama duhet të dorëhiqet” sepse, sipas tij, “qeveria shqiptare qeveris keq”.
“Këtu duhet ketë një pikë tani. Pika është Edi Rama duhet të dorëhiqet. Të gjithë duhet të unifikohen te kjo. Sepse qeveria shqiptare qeveris keq. Është kapur në hajdutëri. Të gjitha të tjerat janë pika e shtatë, e 13, e 18… Pika e parë dhe disa vende bosh është dorëheqja e qeverisë së Edi Ramës. Pastaj, çfarë ndodh në hapin tjetër? Hapi tjetër është që ky vend duhet të mbyllë tranzicionin. Unë e shoh këtë si një protestë për të mbyllur tranzicionin me thënë të drejtën, unë nuk e shoh këtë si një protestë as për betonin dhe as për ujin. Kjo është një protestë thellësisht politike”, tha Lapaj në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.
Më tej, Lapaj theksoi se nëse kreu i qeverisë nuk largohet nga posti i tij, duhet përballje me të gjitha mënyrat.
“Momenti i dytë, për mendimin tim, është që Shqipërisë i duhet një qeveri tranzitore kujdestare, me një mandat 12-mujor. Populli në shesh imponohet që e gjithë klasa politike, tej e tej, të largohet. Nëse nuk ikën Rama, duhet përballje me të gjitha mjetet me të, me të gjitha mënyrat. Rruga politike është qeveri tranzitore 12-mujore. E përbërë nga intelektualët më të mirë që kemi. Si? T'i zgjedhim zotëri, t'i imponojmë. E di si u bë në Nepal zgjedhja e përkohshme e qeverisë? U la gjashtë muaj në mandat qeveria e përkohshme derisa u bënë zgjedhje. U bë përmes një aplikacioni online. Kryeministri i përkohshëm tranzitor u zgjodh online”, shtoi Lapaj. (A2 Televizion)