Nga pensioni minimal 300 euro te rritja me 25 % e pagave, LZHK prezanton programin për zgjedhjet e vitit 2025

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2024, 17:14 | Politikë

Nga pensioni minimal 300 euro te rritja me 25 % e pagave, LZHK prezanton

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar ka prezantuar shkurtimisht ditën e sotme programin e saj politik për zgjedhjet e vitit 2025.

Disa nga pikat kyçe të programit, të lexuara nga z. Ekrem Spahiu, janë rritja e pensioneve dhe e pagave si dhe reformimi i arsimit.

Ndërkohë Shehi gjatë fjalës së tij tha se ishte 2 herë optimist për një rezultat të kënaqshëm të LZHK në zgjedhje, duke marrë parasysh sipas tij, korrupsionin e Qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Pjesë nga deklarata e LZHK:

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, do të shkojë në zgjedhje me synimin që të jetë forca që të përfaqësojë denjësisht shqiptarët:

• Ne synojmë ndryshimin dhe jo vetëm rrotacionin.

• Ne kërkojmë të ndryshojmë mendësinë e të drejtuarit dhe të bërit politikë.

• Ne prezantojmë një program me objektiva të realizueshëm për një Shqipëri normale.

• Ne nuk ikim nga fusha e betejës por synojmë përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve.

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar ka programin e plotë elektoral, por sot po bëjmë me dije për shqiptarët 9 shtyllat kryesore:

1. Çeshtja kombëtare është në ADN e programit tonë.

2 Vendosja e rendit dhe sigurisë nëpërmjet krijimit të Xhandarmërisë Kombëtare.

3. Dëmshpërblimi i plotë i ish-të burgosurëve dhe të përndjekurve politik.

4. Kompensimi i plotë i pronarëve legjitim.

5. Pensioni minimal 300 mijë lekë.

6. Rritja me 25 % e pagave në të gjithë sektorët ekonomik.

7. Zhvillimi i bujqësisë, blegtorisë dhe industrisë përmes politikave të duhura.

8. Mbështetja e drejtësisë dhe integrimit europian të Shqipërisë.

9. Reformim i sistemit arsimor dhe politika në mbështetje të rinisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos