Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, në kuadër të përgatitjes së strategjisë elektorale, i ka besuar ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha drejtimin politik të njësisë numër 1 në Tiranë.
Megjithëse i bashkuar rishtazi në selinë rozë, Hoxha ka mundur të bindë kryesocialistin për të përveshur mëngët në prag të nisjes së fushatës së zgjedhjeve të 11 majit.
Pozicioni u la vakant nga Eduard Shalsi i cili do drejtojë betejën elektorale të socialistëve në qarkun e Kukësit.
Hoxha pritet të jetë i besuari i socialistëve në listën për qarkun e Tiranës dhe jo në Gjirokastër ku u mendua se do të ishte fillimisht.
Ndërkohë, pas vendimit të Kryesisë së Partisë Socialiste për ta risjellë deputetin Pandeli Majkon në qarkun e Tiranës, në mbledhjen e sotme të drejtuesve politikë është caktuar që ai të angazhohet në Kavajë për zgjedhjet e 11 Majit.
(A2 Televizion)