Peleshi: Deputetët e PD cenuan fizikisht Milva Ekonomin

Nga A2 CNN
9 Tetor 2024, 14:29 | Politikë

Peleshi: Deputetët e PD cenuan fizikisht Milva Ekonomin

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, akuzoi deputetët opozitarë se kanë cenuar fizikisht Milva Ekonomin, anëtare në komision, e cila po tentonte të futej në sallën ku do të zvhdillohej puna e komisionit hetimor për "Sterilizimin", shkruan A2 CNN.

“Pas përpjekjeve të dhunshme të PD për të penguar punimet e seancës plenare dhe sulmet me molotov ndaj institucioneve, sot është tejkaluar çdo kufi me cenimin fizik të deputetes së mazhorancës, Milva Ekonomi, nga deputetët e përjashtuar të opozitës, Xhelal Mziu dhe Ina Zhupa”, shkruan Peleshi.

“Opozita po tenton të sjellë krizën e vet edhe në Kuvend. Dhuna ndaj deputetëve, stafit të Kuvendit, Gardës apo Policisë është absolutisht e papranueshme dhe e dënueshme. i bëjmë thirrje deputetëve të Partisë Demokratike të rikthehen në rrugën e arsyes dhe të dialogut. Dhuna dhe përpjekjet për të bllokuar punën e Kuvendit nuk i shërbejnë as qytetarëve, as demokracisë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos