Rama: Deri në 2028 synojmë një kadastër tërësisht të digjitalizuar, për t’i dhënë fund problemeve të pronësisë

Nga A2 CNN
9 Qershor 2026, 16:50 | Politikë

Rama: Deri në 2028 synojmë një kadastër tërësisht

Kryeministri Edi Rama, premtoi se deri në vitin 2028 vendi synon të ketë një kadastër tërësisht të digjitalizuar.

“Po digjitalizojmë kadastrën, kemi mbështetje financiare nga BE dhe po e mbyllim këtë hendek. Synojmë që deri në vitin 2028 të kemi një kadastër të digjitalizuar, të paktën nuk do të kemi probleme pronësie”, u shpreh Rama gjatë një konference me gazetarë të Bashkimit Europian.

Sipas tij problematika e pronave në Shqipëri lidhet me mënyrën se si u menaxhua procesi pas rënies së komunizmit, ku pas viteve ’90 shumë prej tyre u dëmtuan, humbën ose u zëvendësuan me dokumente të falsifikuara, duke krijuar konflikte të shumta ligjore që vazhdojnë edhe sot.

“Po hapni një plagë të madhe këtu, sepse kjo është historia më e trishtë e rrugës sonë për t’u bërë një vend demokratik. Regjimi që patëm ishte më i pamëshirshmi dhe më izolacionisti ndër regjimet komuniste. Ka diçka që regjimi nuk e bëri, nuk shkatërroi titujt e vjetër të pronësisë, i mbajtën të gjitha në kuti shumë të sigurta metalike. Ajo se çfarë ndodhi me rënien e regjimit ishte që u hapën dhe u keqpërdorën tej mase. Shumica e titujve u shkatërruan dhe shumë të tjerë u zëvendësuan me tituj të rremë. Ajo se çfarë ndodhi në realitet ishte shumë më herët se sa në Poloni. Të gjithë duhet të jetonin ku e caktonin, bazuar në një plan të madh të aftësive dhe të krahut të punës. Mund të lëvizje dhe të merrje autobusin, por nuk mund të jetoje në një vend tjetër, nga ai që ishte caktuar. Shumë njerëz lëvizën drejt Italisë, Greqisë, shumë të tjerët lëvizën në zonat urbane".

Rama kujtoi se pas rënies së komunizmit pati lëvizje masive të popullsisë drejt zonave urbane, veçanërisht në Tiranë, ku numri i banorëve u rrit ndjeshëm dhe krijoi probleme sa i pwrket pronave.

“Për 10 vjet pas regjimit komunist numri i popullsisë në Tiranë u dyfishua dhe duke u trefishuar. Zunë tokë ku mundën, me tenda të vogla në fillim. Kjo krijoi një tjetër shtresë pronësie, pra kishim ish-pronarët, pastaj në ’91-shin Parlamenti nxori një ligj, aktin e përdorimit të tokës. Kjo krijoi shumë tensione dhe probleme”.

Duke iu referuar debatit për pronat në zonën e Zvërnecit, kreu i qeverisë tha se ky nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një problematike që haset në shumë zona të vendit, veçanërisht në bregdet.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos