Rama: Ligji për investimet strategjike e përmbushi misionin e vet, po punojmë me BE për një tjetër

Nga A2 CNN
9 Qershor 2026, 16:22 | Politikë

Rama: Ligji për investimet strategjike e përmbushi misionin e vet, po

Kryeministri Edi Rama tha se ligji ekzistues për investimet strategjike do të zëvendësohet me një tjetër, që do të realizohet në bashkëpunim me Bashkimin Europian, shkruan A2 CNN. Sipas tij ai e përmbushi misionin e vet.

“Ligji për investimet strategjike kurrë nuk ka qenë i padrejtë. Shumë njerëz që flasin për të as nuk e dinë se për çfarë flasin. Gjëja më e mirë është se do ta lëmë jashtë sepse e ka përmbushur misionin e vet”, tha Rama në një konferencë me gazetarë nga vendet e Bashkimit Europian.

“Ligji për investimet strategjike na ka ndihmuar të sjellim në këtë vend investime që në të kundërt nuk do të kishin ndodhur. Tashmë nuk na duhet më sepse kapitali po vjen. Kam përshtypjen që është pjesë e kuadrit negociator dhe po punojmë tashmë për një ligj të ri për investimet, po punojmë me Bashkimin Europian për të. Çdo gjë që bëjmë mbetet te standardet e BE-së”, shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos