Sot provimi në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, del sërish teza e maturës

Nga Ornela Joti
9 Qershor 2026, 11:20 | Sociale

Sot provimi në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, del sërish teza e

Maturantët në mbarë vendin po i nënshtrohen sot provimit në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Teza e provimit ka dalë në faqe të rrjeteve sociale, sikurse ka ndodhur edhe në provimet e mëparshme. Faqja "Studentët denoncojnë" ka publikuar disa foto të tezës. 

Megjithatë vet Arsimit në një reagim pretendon pretendon se teza ka dalë pas nisjes së provimit dhe nuk ndikon në integritetin e tij. 

"Në lidhje me publikimin në rrjetet sociale të fotografive të tezës së provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, Ministria e Arsimit sqaron se ky akt ka ndodhur pasi provimi ka nisur dhe nuk ndikon në asnjë mënyrë në zhvillimin apo integritetin e tij", thuhet në reagim.

"Një veprim i tillë nuk mund të zbehë punën dhe angazhimin e mijëra mësuesve që kanë punuar me maturantët, e mbi 2 mijë administratorëve të provimit dhe punonjësve të strukturave arsimore, të cilët kanë ndjekur me përkushtim përgatitjen dhe mbarëvajtjen e testimit për Maturën Shtetërore", vijon reagimi. 

 Sot provimi në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, del sërish teza e (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos