Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 89%
  • Mungesa e kohës 0%
  • Mungesë motivimi 11%
  • Lodhja fizike 0%

Nis pjesërisht puna në urgjencën e sëmundjeve të brendshme, pacientët të ndarë në tre spitale

Nga Ornela Joti
26 Shkurt 2024, 14:14 | Sociale

Nis pjesërisht puna në urgjencën e sëmundjeve të brendshme në Qendrën Spitalore Univeristare “Nënë Tereza”. 

Që prej fundjavës ky shërbim ka filluar të presë rastet urgjente të kirurgjisë abdominale dhe urgjencat nga aksidentet cerebrale apo strokut.

Pas zjarrit të rënë dy javë më parë në dhomat Radiologjisë, urgjenca e sëmundjeve të brendshme  nuk është kthyer në normalitetin e saj. 

Spitali i Traumës dhe ish-Sanatoriumi janë vënë në shërbim të urgjencës për trajtimin e pacienteve që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.

Në rastet kur pacientët shkojnë me mjetet private ne spital, janë mjekët e urgjencës ata që bëjnë ndarjen e rasteve sipas shërbimit që ofron urgjenca dhe spitalet ndihmëse.

Pa mbushur një vit nga inagurimi i saj, urgjenca e sëmundjeve të brendshme në QSUT doli jashtë funksionit për shkak të një zjarri në shërbimin e Radiologjisë në këtë godinë.

Ende nuk dihet se kur do të rikthehet normaliteti në shërbimin e urgjencës që po funksionon më ndihmën e dy spitaleve të tjerë universitarë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli