Champions, Davies i jep kualifikimin Bayernit në minutën e katërt shtesë

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2025, 23:21 | Futboll

Champions, Davies i jep kualifikimin Bayernit në minutën e katërt

Bayern Munich mori një kualifikim të vuajtur në fundin e ndeshjes përballë Celtic.

Bavarezët po mposhteshin 0-1 deri në minutën e 94-t, kur Davies i dha barazimin e kualifikimit gjermanëve, duke çuar shifrat në 1-1.

Me fitoren 2-1 në ndeshjen e parë, Bayern kalon më tej në Champions, shkruan A2.

Në krahun tjetër, Atalanta u turpërua në shtëpi nga Club Brugge duke u mposhtur 1-3. Ndërsa rezultati i përgjithshëm ishte 2-5 në favor të belgëve.

Benfica barazoi 3-3 me Monacon, por portugezët kishin fituar sfidën e parë 1-0 dhe kalojnë në fazën tjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos