Eksperti i merkatos "zyrtarizon" ekipin e ri të Vedat Muriqit

Nga A2 CNN
9 Qershor 2026, 23:45 | Futboll

Eksperti i merkatos "zyrtarizon" ekipin e ri të Vedat Muriqit

Fabrizio Romano, gazetari ekspert në merkaton e transferimeve, ka "konfirmuar" kalimin e Vedat Muriqit te Fenerbahçe.

Sipas gazetarit italian, klubi turk do të paguajë 15 milionë euro te Mallorca për shërbimet e sulmuesit të Kosovës, pas zgjedhjes së Presidentit të ri, Aziz Yildirim, i cili e kishte objektiv Muriqin.

“Pirati” tashmë është pajtuar me kushtet e ofruara nga klubi turk, shkruan A2.

Për Muriqin, ky do të ishte rikthim në Stamboll te Fenerbahçe, pasi ka luajtur më parë një sezon me këtë ekip. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos