EURO 2024, Kapiten Gjimshiti: Italia, një skuadër që duhet t’i respektojmë, por jo t’i mbivlerësojmë

Nga A2 CNN
11 Qershor 2024, 11:52 | Futboll

Shqipëria si Atalanta, e fortë dhe pa limite. Kështu është shprehur kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti për të përditshmen “Gazzeta dello sport”. Dueli me Italinë të shtunën, do të jetë shumë i rëndësishëm si për kombëtaren shqiptare ashtu dhe italiane. Për këtë arsye, një gabim mund t’i kushtojë shumë secilës skuadër në vazhdimësinë e këtij kompeticioni.

“Kur luan kundër një kombëtareje si Italia nuk është se ke shumë avantazhe në favor, por kur e njeh kundërshtarin të shërben shumë për mënyrën si përballesh në fushë. Nëse nisemi mirë kundër Italisë, atëherë do të fitonim besim edhe për ndeshjet e radhës, do të mund t’i menaxhonim më mirë ato. Italia sigurisht që është favoritja të shtunën. Unë e di sepse e njoh potencialin e atyre që para tri vitesh u shpallën Kampionë të Europës. Edhe pse pas vitit 2021, Italia ka pasur ulje dhe ngritje. Janë kundërshtarë që duhet t’i respektojmë, por jo t’i mbivlerësojmë”, tha Gjimshiti.

Sipas shtatlartit kuqezi, Itali nuk mund të konsiderohet favorit, por nuk duhet mbivlerësuar pasi shumica e kuqezinjve janë pjesë e Serie A dhe i njohin mjaft mirë cilësitë e kundërshtarit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani