Pauza e kampionatit duhet t’i shërbejë Partizanit për të ndryshuar ecurinë.
Përpara angazhimeve ndërkombëtare, të kuqtë u thyen nga Teuta, teksa kanë regjistruar dy humbje në katër ndeshjet e fundit. Trasferta e kësaj të shtune me Laçin duhet t’i shërbejë skuadrës së Orges Shehit të mos humbasë terren nga dy vendet e para dhe të konsolidojë pozitat në “Final Four”.
Trajneri mund të buzëqeshë, pasi i ka në dispozicion të gjithë titullarët, por misioni nuk është aspak i lehtë. Laçi ka qenë tradicionalisht një fushë e vështirë në vitet e fundit, edhe pse gjatë këtij sezoni Partizani fitoi minimalisht me golin e Gjelbrim Taipit në shtesë. (A2 Televizion)