Nuk do të ketë një projekt bardheblu për t’ia besuar Erbim Fagut dhe Endri Vrapit në sezonin e ri futbollistik.
Tirana ka vendosur të ndajë rrugët me trajnerin dhe zëvendësin e tij, tanimë që kampionati ka përfunduar dhe bardheblutë nuk mund të arrinin objektivin, që ishte faza “Final 4”, vendimtare për titull.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi kryeqytetas njofton mbylljen me konsensus të bashkëpunimit me Fagun dhe Vrapin. (A2 Televizion)