Media italiane “zbërthen” Shqipërinë: Ja pikat e forta të “Shqiponjave”

Nga A2 CNN
12 Qershor 2024, 18:50 | Live Euro 2024

Media italiane “zbërthen” Shqipërinë: Ja pikat e

Media e famshme sportive italiane sportmediaset.it ka analizuar Kombëtaren tonë, në prag të ndeshjes që kuqezinjtë do të luajnë ndaj Italisë, e vlefshme për fazën e grupeve të “Euro 2024”.

Kjo media ka renditur pikat e forta të kuqezinjve që, sipas saj, nisin nga stoli.

“Trajneri Sylvinho, i cili ka qenë në stafin teknik të Mancinit dhe Tites dhe ka pasur trajnerë të mëdhenj si Ëenger, Guardiola dhe Rijkaard, nuk mund të presë në mbrojtje kundërshtarin”, lexohet në analizën e sportmediaset.it.

Më tej, lavdëron edhe lojtarët: “Shqipëria ka shumë Itali në skuadrën e saj: Berisha, Djimsiti, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Asllani, Bajrami dhe Ramadani. Për më tepër, në skemën 4-3-3 të Sylvinhos, në sulm ka lojtarë të nivelit të lartë si Broja, Asani dhe Manaj”.

 

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni