“Mezi e pres Italinë”, Asllani mesazh axurëve: Nuk na llogarisni, por do ju surprizojmë

Nga A2 CNN
9 Qershor 2024, 16:15 | Live Euro 2024

“Mezi e pres Italinë”, Asllani mesazh axurëve: Nuk na

Nga Gjermania ku kombëtarja shqiptare është akomoduar dhe po zhvillon fazën finale të përgatitjeve për ndeshjen e parë të grupit përballë Italisë, Kristjan Asllani nuk ka nguruar të shprehë besimin për suksesin e Shqipërisë.

Në një intervistë për mikrofonin e “Sportmediaset”, kampioni zikaltër u përqendrua dhe kombëtarja dhe Euro2024, teksa u pyet edhe për Interin e tij, me të cilin triumfoi në Seria A.

Asllani nënvizoi me bindje se kuqezinjtë do të jenë surpriza në Gjermani, edhe pse grupi B, me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë është cilësuar si grupi i ferrit.

Jemi në një grup të fortë dhe nuk na llogaritin, por ne kemi arritur këtu me meritë, duke djersitur shumë. Po punojmë shumë për të bërë të tjera surpriza, duke nisur nga ndeshja me Italinë, të cilën mezi e pres. Kam folur shpesh me shokët e mi te Interi për këtë përballje. Tani kam luajtur dy ndeshje miqësore të plota dhe kam ritmin e duhur në këmbë. Jemi gati të bëjmë maksimumin në fushë”, tha Asllani.

Sa i përket eksperiencës me Interin, ku gjatë këtij sezoni iu besuan më shumë minuta nga tekniku Inzaghi, mesfushori elbasanas nuk e mohoi dëshirën për të triumfuar vitin e ardhshëm në Champions League.

Scudetto në derbi? E bukur, kam qenë gjithmonë tifoz i Interit. Jemi të lumtur, grupi ishte i fortë dhe kompakt, na u shpërblye puna që kemi bërë gjatë gjithë këtij viti. Sigurisht, Interi duhet të synojë gjithmonë të fitojë sa më shumë trofe të jetë e mundur. Le të shohim, tani është kombëtarja. Mezi pres të shoh përsëri shokët te Interi, flasim shpesh dhe jam i lumtur që jemi një grup i bashkuar”, deklaroi ai.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi