Milani mori fitoren e parë nën drejtimin e portugezit Sérgio Conceição teksa triumfoi me përmbysje 2-1 ndaj Comos në transfertë.
Pjesa e parë ishte e barabartë, me një mundësi nga Gabriel Strefezza për Como-n, ndërsa Milan u mbështet tek Rafael Leão për të krijuar raste, por portieri Butez, bëri disa ndërhyrje vendimtare. Pas pushimit, trajneri Conceição bëri tri ndryshime, duke futur Jiménez, Musah dhe Abraham për të shtuar fuqinë në sulm. Megjithatë, Como kaloi e para në avantazh, falë një goli të shkëlqyer të Assane Diao, i cili shënoi në debutimin e tij në shtëpi.
Milan reagoi shpejt: Théo Hernandez barazoi me një volej pas një goditje këndi, duke e bërë atë mbrojtësin goleador në Serie A, i cili është vetmi që ka arritur të realizojë 30 gola. Ndërkohë, ishte Leao ai i cili vulosi sfidën me një gol të bukur.
Në fund, një mundësi e shkëlqyer nga Patrick Cutrone për Como-n, e cila u shpërdorua, ndërsa Maignan bëri një ndërhyrje të shkëlqyer.
Kjo fitore e afroi Milanin në 5 pikë nga Lazio e vendit të katërt, ndërsa Como ra në vendin e 16-të, vetëm një pikë larg zonës që zbret në Serie B. (A2 Televizion)