Ministria e Jashtme, njoftim të rëndësishëm për tifozët kuqezi në Gjermani

Nga A2 CNN
11 Qershor 2024, 10:34 | Futboll

Ministria e Jashtme, njoftim të rëndësishëm për

Me anë të një njoftimi për mediat, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën të ditur të gjithë shtetasit shqiptarë se gjatë mbajtjes së Kampionatit Evropian EURO 2024 dhe pjesëmarrjes së ekipit kombëtar shqiptar në këtë kompeticion, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë do të ofrojë shërbime konsullore në qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet, në datat si më poshtë:

Në Dortmund – më 14-15-16 qershor 2024, në adresën: Märkische Straße 120 (Seminar Gebaüde), 44141 Dortmund (Dhoma e Tregtisë e Dortmundit – IHK)

Në Hamburg – më 18-19-20 qershor 2024, në adresën: Rothenbaumchaussee 133, 20149 Hamburg (Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Hamburg)

Në Dyseldorf – më 23-24-25 qershor 2024, në adresën: Bilker Str. 29, 40213 Düsseldorf (Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Dyseldorf)

Ky projekt ka si qëllim mbështetjen e shtetasve shqiptarë, të cilët mund të përballen me mungesën e dokumenteve të udhëtimit

Shërbimet që do të ofrohen janë:

Leje kalimi;

Vetëdeklarim për humbje dokumenti;

Në rast emergjencash shtetasit e interesuar mund të kontaktojnë në adresën e e-mailit: [email protected];

Numrin e telefonit: +49 1719259782

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani