Miqësoret, Spanja, Franca dhe Holanda “bëjnë detyrën” para Botërorit

Nga Dea Kozma
9 Qershor 2026, 10:49 | Futboll

Miqësoret, Spanja, Franca dhe Holanda “bëjnë

Spanja mbylli përgatitjet e fundit para botërorit duke luajtur dhe miqësoren e fundit ndaj Përusë.Iberikët fituan me shifrat 3-1 në një ndeshje pa histori dhe të dominuar nga fillimi në fund.

Skuadra e De La Fuente e nisi me ritëm të lartë. Ojarzabal që në minutën e dytë të ndeshjes, zhbllokoi rezultatin e sfidës. Pas tij dhe goli i dytë nuk vonoi shumë, Pedri në minutën e 32-të  dyfishoi shifrat.

Edhe në pjesën e dytë, ishte e njëjta histori. Spanjollët mbetën në sulm për të realizuar dhe më shumë. Autogoli i Galese në startin e pjesës së dytë thelloi diferencën në fushë. Trajneri De La Fuente bëri të gjitha zëvendësimet për të parë gjëndjen e lojtarëve para nisjes së Kuppes së botëss . Në fund goli i Veles për Perunë shërbeu vetëm për statistikë pasi 90 minuta përfunduan me rezultatin 3-1.

Spanja mbetet një nga pretendentet kryesore për të fituar Kupën e Botës. Iberikët luajnë ndeshjen e parë në Grupin H përballë Kepit të Gjelbër më datë 15 qershor ndërsa rivalët e tjerë në grup janë Arabia Saudite dhe Uruguai.

Edhe Franca ka dhënë sinjale pozitive para nisjes së Kupës së Botës. Gjelat fituan 3-1 ndaj Irlandës së Veriut në ndeshjen e fundit në shtëpi të trajnerit Didier Deshamp.  Protagonisti kryesor i takimit ishte Majkëll Olize që me tregolat e tij i siguroi Frances një fitore spektakolare.

Në Botëror, gjelat luajnë ndeshjen e parë me Senegalin në  16 qershor ndërsa kundërshtarët e tjerë në grup janë Norvegjia dhe Iraku.

Ndërkaq Holanda fitoi në frymën e fundit kundër Uzbekistanit. Cody Gakpo shënoi dy golat e fitores për holandezët nga pika e bardhë e 11 metërshit, madje e shënoi vetëm në minutën e 98-të, gjashtë minuta pasi Uzbekistani realizoi golin e barazimit.

Holanda është në grup me Japoninë, Suedinë dhe Tunizinë dhe ndeshjen e parë e luan të dielën kundër japonezëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos