Përgatitjet për Italinë, Kombëtarja me dy seanca stërvitore për ditën e sotme

Nga A2 CNN
10 Qershor 2024, 08:34 | Live Euro 2024

Përgatitjet për Italinë, Kombëtarja me dy seanca

Kombëtarja shqiptare do të nisë sot përgatitjet për ndeshjen e parë të Grupit B në Euro 2024 ndaj Italisë, që do të luhet në stadiumin e Dortmundit më datë 15 qershor, ora 21:00.

Pas një dite pushim, kuqezinjtë do të zhvillojnë, ditën e sotme, dy seanca stërvitore në kampin bazë të Shqipërisë në Kaiserau.

Seanca e parë e së hënës do të nisë në ora 11:00 dhe do të jetë e hapur 15 minutat e para për median, ndërsa seanca e dytë do të startojë në ora 17:00.

Gjithashtu, një prej lojtarëve do të dalë në konferencë për mediat, të cilat do të jenë të përditshme, sipas zyrtarëve të FSHF.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi