Kombëtarja e Holandës është në telashe të mëdha në prag të “EURO 2024” për shkak të dëmtimeve.
Pas De Jong, De Roon dhe Koopmeiners, “Tulipanëve” iu dëmtua edhe Brian Brobbey. Në këtë situatë, trajneri Ronald Koeman ka vendosur që më në fund të grumbullojë yllin e Bolonjës, Joshua Zirkzee.
Sulmuesi i cili shkëlqeu këtë sezon të Serisë A do të udhëtojë në Gjermani dhe do të jetë pjesë e skuadrës së Holandës për Kampionatin Evropian, ndërkohë që Milan po bisedon me agjentët e tij për ta veshur kuqezi sezonin e ardhshëm.
(A2 Televizion)