UEFA zbulon arbitrin e sfidës Kroaci-Shqipëri

Nga A2 CNN
17 Qershor 2024, 13:54 | Live Euro 2024

Të mërkurën në orën 15:00, Shqipëria do të zbresë në fushën e Volksparkstadion të Hamburgut, për të sfiduar Kroacinë, pas disfatës në ndeshjen e parë me Italinë.

Teksa kuqezinjtë janë duke u përgatitur maksimalisht për sfidën vendimtare të grupit B, UEFA ka zbuluar edhe emrin e arbitrit që do të gjykojë sfidën ballkanase në Euro2024.

Francezi Francois Letexier është përzgjedhur nga qeveria e futbollit evropian. Ai do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni, ndërsa arbitri i katërt është zvicerani Sandro Schaaler.

Edhe arbitri i VAR-it do të jetë francez. Willy Delajod do t’i besohet dhoma e VAR, ndërsa asistent ka bashkëkombësin Jerome Brisard dhe gjermanin Basrian Dankert.

Sa i përket kryesorit, Letexier është 35 vjeç dhe konsiderohet si një nga arbitrat më të mirë të brezit të ri në Evropë. Ai ka filluar të arbitrojë në klasën elitare të futbollit francez në vitin 2016. Që nga viti 2017 ai është në listën e arbitrave të FIFA-s, ndërsa aktualisht është edhe pjesë e listës elitare të bilbilave të UEFA-s.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi