Edhe pse trajneri deklaroi se listën përfundimtare të lojtarëve që do të marrë në Euro 2024 do ta përcaktojë pas ndeshjeve të qershorit, situata duket krejt e ndryshme. Miqësoret me Kilin dhe Suedinë do të jenë vendimtare në përzgjedhjet e Silvinjos.
Sapo të vijë në Tiranë, tekniku kuqezi dhe stafi i tij do të nisin të përpilojnë ekipin me 23 futbollistë. Alternativat në dispozicion do të jenë më të pakta se në dy edicionet e fundit, ku UEFA kishte lejuar grumbullimin e 26 lojtarëve.
Gjithashtu, nëse ndiqet logjika e rregullave të mëparshme, skuadrat pjesëmarrëse në Kampionatin Europian duhet ta dorëzojnë listën finale të lojtarëve 10 ditë përpara eventit që nis më 14 qershor. Kjo do të bënte që në miqësoren me Lihtenshtejnin më 4 qershor dhe Azerbajxhanin më datë 7 qershor, Shqipëria do të prezantohet me ekipin e plotë që do të luajë në Euro 2024. (A2 Televizion)