Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Për tërmetin, 1.15 mld euro, pritet nisja e rindërtimit

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2020, 14:02 | Aktualitet
Për tërmetin, 1.15 mld euro,  pritet nisja e rindërtimit

Konferenca e 17 shkurtit në Bruksel, që solli 1.15 miliardë euro për Shqipërinë e pas tërmetit, tejkaloi pritshmëritë, e madje edhe faturën zyrtare financiare, që vendit i duhet për rindërtim. Kjo ndezi një fitil shprese për Shqipërinë.

Rreth 300 milionë euro grante, pra një garanci e siguri dhe pjesa e mbetur, rreth 70 për qind, projekte të kushtëzuara dhe hua.

Sot, përtej shifrave, do të na duhet t’i kthejmë sytë te njerëzit, familjet e prekura e ato në nevojë, që pavarësisht akordimit të kësaj ndihme, janë ende në çadra në këtë dimër. Disa të akomoduar në familjarë dhe pa një ditë të saktë për kulmin mbi kokë.

Kur nis fizikisht periudha e rindërtimit? A e përballon Shqipëria barrën e fondeve të huasë që rrisin automatikisht borxhin? Cilat janë kapacitetet që duan rikuperim? A ka një projeksion të përllogaritur për kohën që do të dojë rindërtimi? Shumë prej këtyre pyetjeve ju përgjigj Kryetarja e Komisioni të Ekonomisë, znj, Milva Ikonomi, e ftuar në ditarin e orës 13:00 në A2.

“Impenjimi për të shkuar në Bruksel ishte shumë i madh. Ne duhej të përgatisnim një dokument ku të prezantonim edhe dëmin, edhe humbjet që pësuam nga tërmeti dhe efektet e tij. Ishte puna e shumë specialistëve nga administrata shqiptare dhe ekspertët e huaj. Procesi i daljes nga kjo situatë është i ndarë në disa faza. Momenti i parë është kur jep një mbështetje të menjëhershme atyre që kanë pësuar dëm nga tërmeti. Ju e dini që gjëja e parë që u bë, ishte caktimi i hartës së këtij tërmeti, që ishin 11 bashki në 3 qarqe. Më pas, të prekurit u strehuan në hotele dhe atyre që ishin në zona rurale ju ofruan çadra dimërore. Aktualisht po punohet për zhvillimin e planit urbanistik pasi ka disa zona që janë “brown”, por ka dhe të tjera që janë “green”, që nuk kanë asgjë. Po punohet shpejt dhe po iu jepet përgjigje pyetjeve se si do të zhvillohen këto zona. Nga ana tjetër në këto zona do të vendosen, sa familje? Nga PDNA llogaritet që kanë nevojë për shtëpi 11,500 familje. Na duhen urgjentisht në mënyrë minimaliste po kaq apartamente”, tregon Milva Ikonomi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë