10 vite nga masakra, përkujtohen 4 efektivët e vrarë nga Dritan Dajti

Në kohën që Dritan Dajti pret të përfundojë ditët e burgut, familjarët e katër dëshmorëve që u vranë nga dora e tij përkujtuan mes lotëve djemtë e tyre.

Ceremonia përkujtimore e organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, por pa praninë e kryepolicit Ardi Veliu, nuk zgjati shumë. “Kolegët tanë që tashmë prehen në altarin e kombit, u ndanë prej nesh nga plumbat e krimit të organizuar dhe ende sot shpirti i tyre nuk gjen paqe deri në dhënien e drejtësisë së merituar për dorën vrastare”, tha Aida Hajnaj, zëvendësdrejtore e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 3 viktima në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 82 raste në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 42 të shëruar në 24 orët e fundit