1000 mjekë e infermierë regjistrohen si vullnetarë, Rama: Bonus 1000 euro bashkë me pagën e marsit

Në daljen e radhës në Facebook, kryeministri Rama dha lajmin e mirë se 1000 mjekë e infermierë deri tani i janë bashkuar thirrjes së ministres së Shëndetësisë dhe rektorit të Mjekësisë për t’u regjistruar si vullnetarë për përballimin e kësaj situate të vështirë. Ai shpreh mirënjohjen për ta për këtë akt humanizimi dhe patriotizmi.