106-vjeçarja nuk ndahet dot nga piano, punon edhe gjatë karantinës

Colette Maze nuk jeton dot pa pianon dhe tingujt e saj. Dita për të nis me melodinë e famshme të Claude Debussy, “Clair de Lune”.

Çdo aktivitet kulturor në Francë është mbyllur 6 muajt e fundit për shkak të Covid-19 dhe pianistja 106-vjecare nuk ndahet dot nga piano dhe po punon gjatë karantinës, për të regjistruar albumin e saj të 6, që do të publikohet në muajin prill.