Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

111-vjetori i Nënë Terezës. Mes librave dhe pikturave, në ditëlindjen e shenjtores shqiptare

Nga A2 CNN
26 Gusht 2021, 21:02 | Aktualitet
111-vjetori i Nënë Terezës. Mes librave dhe pikturave, në

111-vjetori i lindjes së humanistes shqiptare, fitueses së çmimit Nobel, Nënë Terezës, shenjtores që la pas mesazhe të vyera për njerëzimin, është festuar me vepra artistike në hollin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Mes atyre që u ftuan në këtë takim kujtese dhe nderimi ishte edhe ish-ambasadori shqiptar në Romë, Dashnor Dervishi, i cili ka pasur mundësinë ta takojë shenjtoren shqiptare.

Ekspozita me libra që janë shkruar për të erdhi si ide në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit nga botuesi Mehmet Gëzhilli, që po ashtu në shtëpinë e tij botuese i ka dedikuar një vend të rëndësishëm veprave që janë shkruar për shenjtoren.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli