12 fëmijë për grup, rregullat e reja në kopshte

Pak dite nga rihapja, kopshtet dhe çerdhet po përgatiten për pritjen e fëmijëve në kushtet e pandemisë. Edukatorët dhe stafi ndihmës kanë nisur pastrimin dhe dezinfektimin e të gjitha ambienteve. Asgjë nuk do të jetë si më parë. Që nga hyrja e fëmijëve, higjiena ndaj e tyre, qëndrimi në grup, ngrënia e drekës dhe fjetja, do të bëhen në distancë dhe me rregulla ëe reja. Ndërsa më herët, çdo prind duhet të nënshkruajë miratimin e protokolleve të reja.