1,3 miliardë banorë dhe vetëm 1000 vdekje, si e izoloi India koronavirusin?

Në më pak se një muaj më parë, e ardhmja e Indisë dukej si mos më keq. Ekspertët parashikuan se vendi mund të presë miliona raste të koronavirusit. Mjekët paralajmëruan se India do të duhej të përgatitej për një valë rastesh që do të godisnin sistemin shëndetësor. Të tjerë u shqetësuan se virusi mund të përhapet njësoj si vatër zjarri nëpër lagjet e varfra të Indisë, ku banorët shpesh u mungojnë kushtet minimale higjieno-sanitare. E me gjithë këto shqetësime, vendi i dytë më i populluar në botë duket se deri tani ka shmangur më të keqen. Në fundin e muajit prill, India raportoi 31360 raste me koronavirusi dhe 1008 vdekje, me një mesatare 0,76 vdekje për 1 milion banorë. Në Shtetet e Bashkuara, numri i vdekjeve për 1 milion banorë është më shumë se 175.