13 organizata bashkohen në mbrojtje të fëmijëve

Ngjarjet e ditëve dhe javëve të fundit na kanë tronditur të gjithëve. Kjo nuk është pandemia e Covid-19, por pandemia e dhunës ndaj fëmijëve, djemve, vajzave dhe grave. UNICEF shpreh shqetësim të thellë për abuzimin fizik, emocional dhe seksual të fëmijëve dhe grave, që fatkeqësisht është rrënjosur kaq thellë në Shqipëri, sa nuk po e çrrënjosim dot. Ina Verzivolli nga UNICEF ishte sot në studion e “Dita jonë” për të folur më shumë mbi këtë problem të madh.