Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

14 maji/ Gjoni: Pjerin Ndreun s’e lidh asgjë me Lezhën! Stadiumi i "Besëlidhjes" të mos shembet

Nga A2 CNN
8 Maj 2023, 21:25 | Politikë
14 maji/ Gjoni: Pjerin Ndreun s’e lidh asgjë me Lezhën!

Pashk Gjoni, kandidat i Koalicioni “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë e Lezhës është i bindur për një fitore në 14 maj. I ftuar në “Debat” në A2 CNN, Gjoni është shprehur se do të përmirësojë cilësinë e jetesës së qytetarëve lezhjanë, duke theksuar se do të japë të njëjtin kontribut siç ka dhënë me punën si mjek. Gjoni thotë se në ndryshim nga kundërshtari i tij, Pjerin Ndreu, ai ka një lidhje të fortë me këtë qytet.

“Ndreun nuk e lidh asgjë me Lezhën. Nuk ka asnjë lidhje me Lezhën, ai jeton në Tiranë, aty do jetojë edhe pas 15 majit. Pjerin Ndreu i ka bërë hesapet gabim, se nuk do jetë kryebashkiak i Lezhës, nuk është Lezha për fasade”, u shpreh kandidati.

Gjoni ka dalë edhe kundër projektit për shembjen e stadiumit të “Besëlidhjes”.

 “Nuk jam ekspert që t’i bëj programet 3D, kanë betonizuar aneksin e sportit. Lezhjanët nuk kanë një aneks ku bëjnë stërvitje. Jam më tifoz se ai, ju garantoj, kam parë më shumë ndeshje se ai te “Beslidhja”.  Ndërto stadium më të bukur diku tjetër pastaj hajde prisheni këtë këtu. Po jo të prishësh pa e ndërtuar një tjetër”, deklaroi Gjoni.

Sipas kandidatit demokrat, Lezha ende nuk ka një zgjidhje për problemin kryesor që përballet çdo vit, siç janë përmbytjet, por thotë se socialistët kanë bërë vetëm propagandë.

“Kur dëgjoj propagandë, ky është një problem i madh, me 20 minuta shi, Lezha është nën ujë”, deklaroi Gjoni.

Ai do duhet të lërë profesionin e mjekut për t’i hyrë politikës. Për këtë tregon se ka një “dhimbje”, por thekson se ka marrë këtë vendim për shkak se kanë qenë qytetarët që ia kanë kërkuar. Për këtë, thotë se ka një projekt konkret, ndryshe nga kundërshtari i tij.

“Jam njeri që u kam shërbyer njerëzve, dhe nuk ka lidhje që do kandidoj në një zonë të djathtë. Oferta e parë është që të ardhurat kryesore, motori i të ardhurave është turizmi. Do investojmë te turizmi, zgjatja e sezonit apo edhe gangrena në hyrjen e Shëngjnit. Duhet gjetur një zgjidhje. Dhe plazhi i Tales është lënë në një mjerim total. Ma kanë kërkuar dhe nuk është vetëm zgjedhje e imja, kjo ka qenë arsyeja  pse unë kam fituar te primareve”, deklaroi Gjoni.

Në këtë garë, duke qenë se ka një PD të përçarë, ai thotë se gëzon mbështetjen e të 2 palëve.

“Gëzoj mbështetjen e demokratëve lezhian, unë jam një demokrat, kam 32 vite në PD, nuk futem te ata që Partinë e kam parë si një mjet fitimi, jam themelues të kësaj partie dhe vijoj të jem pjesë e kësaj partie”, tha ai.

A2 CNN Livestream

Dita jonë