Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

14 xhami “fantazmë” nuk mbikëqyren nga Komuniteti Mysliman

Nga A2 CNN
24 Qershor 2020, 16:58 | Aktualitet
14 xhami “fantazmë” nuk mbikëqyren nga Komuniteti Mysliman

Në raportin më të fundit të Shërbimit Informativ Shqiptar thuhet se numri i ambienteve private të përdorura si objekte kulti jashtë juridiksionit të komuniteteve fetare, është reduktuar falë masave nga qeveritë dhe komunitetet zyrtare fetare.

Implementimi i strategjive kundër ekstremizmit të dhunshëm, kanë filluar të japin efektet parandaluese. Por, ndonëse efektet mund të shihen në Shqipëri vijon të ketë objekte kulti të cilat janë jashtë juridiksionit të komunitetit mysliman shqiptar. A2 iu drejtua zyrtarisht Komunitetit Mysliman Shqiptar lidhur me numrin e këtyre objekteve të kultit dhe politikat që ndjek për këto raste, por nuk mori përgjigje zyrtare.

Pavarësisht heshtjes së komunitetit mysliman të dhëna të sigurta të siguruara nga A2 bëjnë me dije se në territorin shqiptar janë së paku 14 xhami, të cilat nuk njihen nga Komuniteti Mysliman Shqiptar. Mes këtyre 14 xhamive janë 5 imamë. Burimet thanë se objektet e kultit në territorin shqiptar kryesisht xhamitë janë në pronësi ose përdorin të Komunitetit Mysliman.

Nga të gjitha objektet, 14 prej tyre nuk janë disponuar, ndërsa 5 imamë nuk ndjekin rregullat e përcaktuara nga komuniteti. Ndonëse më së shumti përdoren dhe ndërtime pa leje të cilat shërbejnë dhe si ambiente faljeje, sipas raportit të Shërbimit Informative, përfaqësues e mbështetës të linjave e shkollave radikale, kryesisht nga vende arabe, përpiqen të ndërhyjnë dhe ndikojnë nën mbulesë fetare e humanitare mbi komunitetet fetare, duke shfrytëzuar nevojat financiare të tyre.

A2 CNN Livestream

Dita jonë