146 të prekur, Rakacolli për A2: Ishte e pritshme, kishim 100 mijë të ardhur nga Italia – A2

146 të prekur, Rakacolli për A2: Ishte e pritshme, kishim 100 mijë të ardhur nga Italia

Mira Rakacolli, zëvendësministre e Shëndetësisë, foli në A2 mbi situatën aktuale nga koronavirusi në vendin tonë, duke u shprehur se aktualisht janë konfirmuar 146 të prekur dhe për të kjo ishte një situatë e parashikuar. “Tashmë, me shtimin e rasteve, është zgjeruar edhe harta. Kemi raste në Krujë, Lezhë, Berat. Situata është e pritshme, pasi është e lidhur me lëvizshmërinë. 100 mijë shqiptarë, që kanë ardhur nga italianë, janë shpërndarë në të gjithë vendin. Nuk ka ndonjë shpërthim që të jetë jashtë kontrollit. Nëse vazhdojmë me këto ritme, situata është nën kontroll”, u shpreh Rakacolli.