16 shtatzëna në spital në Kosovë, 6 prej tyre trajtohen me oksigjen

Gratë shtatzëna po preken ndjeshëm nga pandemia koronavirus në Kosovë. 16 janë të shtruara në Klinikën Gjinekologjike në Prishtinë dhe 6 prej tyre po trajtohen me oksigjen. Situata e rëndë me Covid-19 në këtë shtet po nxit qytetarët që të vaksinohen.