17 vjet pa Oriana Fallacin, shkrimtaren dhe gazetaren italiane

Nga A2 CNN
15 Shtator 2023, 08:36 | Aktualitet

Oriana Fallaci ishte shkrimtare dhe gazetare italiane. Ajo mbahet mend si një nga intervistueset e personaliteteve më të njohura politike të shekullit të 20-të, njëherësh edhe për librat e saj antikonformiste, ku spikasin qëndrimet e saj ndaj islamit radikal dhe fenomeneve që po ndodhin në botën arabe. Pas Luftës së Dytë Botërore Oriana Fallaci nisi karrierën si gazetare, e cila spikati për guximin dhe vlerat e saj. Ajo ka punuar si korrespondente në disa zona lufte, si në Vietnam, në konfliktin indo-pakistanez, në Lindjen e Mesme dhe në Amerikën e Jugut. Fallaci i kushtoi një rëndësi të veçantë zhanrit të intervistës, ku intervistoi personalitete të njohura politike të gjysmës së dytë të shekullit të XX, si Jorgos Papadhpoulos, Henry Kissinger, Ayatollah Khomeini, Jaser Arafat, etj. Për kontributet në fushën e gazetarisë Fallaci ka marrë disa çmime në Itali dhe në vendet e tjera në Perëndim. Shkrimet e saj janë përkthyer në 21 gjuhë të botës. Në gjuhën shqipe janë përkthyer disa nga librat e saj, mes të cilave edhe: “Penelopa në luftë”, “Intervistë me historinë” dhe “Një burrë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos