17,5 milionë të infektuar, OBSH: Efektet e Covid-19 do të ndihen për dekada

Efektet e pandemisë Covid-19 do të ndihen për dekada të tëra dhe miliona vetë në mbarë botën do të jenë të prekshëm ndaj virusit, paralajmëroi shefi i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, pas mbledhjes së Komitetit të Emergjencave.