18 raste të reja me koronavirus. MSH: Nëse vazhdojmë kështu, frenojmë hapjen

18 raste të reja me Covid-19 janë zbuluar nga ekspertët e Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit. Edhe ditën e djeshme, rastet e reja ishin 18. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu theksoi se nëse do të vijohet me tendencën negative të ditëve të fundit, qeveria mund të bëjë hapa pas dhe të shtrëngojë sërish masat.