19 vjet pas sulmeve terroriste, Amerika kujton 11 shtatorin mes pandemisë

Në kushte krejtësisht të pazakonta për shkak të pandemisë, Amerika kujton sot 19-vjetorin e ngjarjes që ndryshoi përgjithmonë historinë e saj; sulmet terroriste të 11 shtatorit. Një ceremoni në homazh të jetëve të humbura do të mbahet në “Ground Zero” në Nju Jork. Autoritetet thonë se do të këtë disa masa të shtuara sigurie e për herë të parë këtë vit nuk do të mbahen fjalime, e nuk do tëlexohen drejtpërdrejtë emrat e viktimave. në vend të kësaj, do të vendosen regjistrime të pjestarëve të familjeve teksa lexojnë emrat. Personat që do të marrin pjesë ne ceremoni do të duhet të zbatojnë udhëzimet federale për distancim social.