Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

1900 ha nën ujë në Shkodër, Oboti zona më e prekur

Nga A2 CNN
13 Janar 2021, 09:04 | Aktualitet
1900 ha nën ujë në Shkodër, Oboti zona më e prekur

Vijon të jetë e rënduar situata në disa zona të Shkodrës për shkak të përmbytjeve nga reshjet e dendura të shiut, në ditët e fundit.

Në raportimin e përditësuar të Bashkisë më të madhe në veri të vendit bëhet me dije se aktualisht një sipërfaqe prej 1900 hektarësh vijon të jetë nën ujë, duke përfshirë këtu dhe tokë të kultivuar.

Nga monitorimi në terren është konstatuar se hidrometri në Dajç e ka kaluar tashmë kuotën maksimale prej 6.30 m. Po ashtu dhe në liqenin e Shkodrës ai ka arritur ekstremin e tij të lejuar.

Rruga e Obotit vazhdon të jetë e bllokuar për mjetet e vogla, ndërkohë që jashtë funksionit është edhe ujësjellësi Oblika 1. UKSH ka furnizuar me ujë të pijshëm banorë të fshatit Oblikë.

Në fshatin Obot, Muriqan (lagjja Goricë) janë magazinuar ndihmat, dhe sot fillon shpërndarja, sipas listës përfituese të hartuar nga Administratori i Nj. Adminstrative Ana e Malit, me 8 tonë misër donacion.

Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatrat Shirq me Darragjat. Në fshatin Shirq, po ashtu, janë magazinuar ndihmat, dhe sot fillon shpërndarja, sipas listës përfituese të hartuar nga Administratori i Nj. Adminstrative Dajç, i rreth 28 tonë misër donacion.

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.

Gjithashtu, ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani