Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

20 ditë hetime, ekspertët: Ndërtimet në Tiranë pa projekt zbatimi

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2019, 20:29 | Aktualitet

Prokurohet kanë dalë në një konkluzion, 20 ditë nga nisja e hetimeve nga Prokuroria e Tiranës, në lidhje me atë së çfarë u ndodhi shumë pallateve të banimit në lagje periferike.

Hetimi për pallatet e ndërtuara pas viteve ‘90 dhe atyre 2000, ballafaqohen në një pikë: shumë prej tyre janë ndërtuar pa projekt zbatimi dhe me kate mbi lejet e kërkuara.

Kreu i akuzës tha se hetimi dokumentar pothuajse ka përfunduar, por fjalën e fundit përpara se të shkohet tek arrestimi i personave përgjegjës do e thonë ekspertët. Të gjitha dokumentet e marra si provë materiale nga prokurorët, janë tashmë në duart e ekspertëve.

A2, siguroi një pjesë të konkluzioneve të ekspertëve të cilët kanë konstatuar se shumë pallate në Tiranë, të ndërtuara pas viteve 2000, nuk kanë asnjë dokument për zbatimin e punime në ndërtimin e objekteve si dhe shtimin e kateve, jashtë çdo kriteri ligjor të përcaktuar. 

https://a2news.com/2019/12/05/hetimet-per-termetin-prokurorite-marrin-lejet-e-ndertimit-pas-viteve-1990-dhe-2000/

Konkluzioni i eksperteve ishte i mëposhtmi.  “Për sa i përket procedurave tekniko-ligjore, gjatë zbatimit të punimeve për ndërtimin e objektit, në dosjen që na është vënë në dispozicion nga ana e prokurorisë, nuk kemi asnjë dokument për zbatim.

https://a2news.com/2019/12/14/hetimet-pas-termetit-9-te-arrestuar-dhe-8-ne-kerkim-nga-policia-e-durresit/

Mund të vlerësojmë vetëm me anë të aktit të kolaudimit që këto dokumente janë hartuar, por fizikisht nuk kemi”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë