20 mijë euro kosto për Tiranën, priten çmime të kripura për derbin

Stolat e dëmtuar me Kukësin, ishin vetëm pika që derdhi gotën. 145 vende të shkatërruara në triumfin me përmbysje, me Tiranën që tashmë duhet të paguajë kostot. Sipas kontratës me stadiumin e ri kombëtar, çdo skuadër detyrohet të dëmshpërblejë dëmin e shkaktuar, me koston reale të çdo ulëseje. Duke qenë se çdo stol ka kushtuar 80 euro, me llogari të thjeshta, klubi bardheblu detyrohet të paguajë rreth 12 mijë euro vetëm për ndeshjen e fundjavës së kaluar.