20 mijë firma për referendumet, Kume: Politika ka frikë prej tyre

Me aprovimin e dhënë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kristaq Kume ka nisur tashmë të mbledhë 20 mijë firmat e nevojshme për t’i propozuar Kuvendit një projekt ligj të ri për referendumet.
Ish kreu i KQZ është i mendimit se qytetarëve nuk i duhet mohuar e drejta për të dhënë direkt mendimin e tyre me votë për çështje të caktuara, gjë që ligji aktual sipas tij e pamundëson.
Sink “Të bëjmë së bashku qytetarët, të paktën 20 mijë zgjedhës siç e parashikon Kushtetuta, dhe të shpiem në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj për referendumet, duke plotësuar atë çka nuk bën klasa politike”, thotë Kume.
Ish kreu I KQZ thotë se nismën do ta çojë deri në fund, pavarësisht se politika mund të kërkojë ta lërë atë në sirtarët e kuvendit. Arsyeja sipas tij, është se ata i tremben vendimeve të drejta të qytetarëve në interes të tyre.
Por çfarë mendojnë qytetarët? Sigurisht mendimi i disa prej tyre është i ende i pazhvilluar, ndërkohë që për një shtetas bullgar të intervistuar, gjithçka është më e qartë.
“Do të preferoja të kishte më shumë referendume. Sepse kjo është demokracia, njerëzit mund të votojnë për çfarë duan. Kërkesat në Bullgari për mbajtjen e referendumeve janë të larta, politikanët duhet të dëgjojnë çfarë thonë qytetarët”, thotë ai për A2.