Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

20 milionë viktima në 3 vite, lamtumirë Covid-19, OBSH: Nuk është më emergjencë shëndetësore

Nga A2 CNN
5 Maj 2023, 19:31 | Bota
20 milionë viktima në 3 vite, lamtumirë Covid-19, OBSH: Nuk

Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmon se Covid-19 nuk përfaqëson më një “emergjencë globale shëndetësore”.

Deklarata përfaqëson një hap të madh drejt përfundimit të pandemisë. Ky lajm pozitiv vjen tre vjet pasi kjo organizatë shpalli për herë të parë nivelin e saj më të lartë të alarmit mbi virusin.

Zyrtarët thanë se shkalla e vdekshmërisë nga virusi kishte rënë nga pika kulmore prej më shumë se 100 mijë në javë, që ishte në janar të vitit 2021, në pak më shumë se 3,500 njerëz më 24 prill.

 “Gjëja më e keqe që çdo vend mund të bëjë tani është që ta përdorë këtë lajm si një arsye për të ulur mburojën, për të çmontuar sistemet që ka ndërtuar ose për t'i dërguar një mesazh popullit të tij se COVID-19 nuk është asgjë për t'u shqetësuar,” deklaroi kreu i OBSH-së.

OBSH ka njoftuar se të paktën 20 milionë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, një shifër kjo më e madhe se rreth 7 milionë që ishin zyrtarisht.

Ky është një moment që duhet festuar, por duhet të shërbejë edhe për të reflektuar. Janë humbur jetë që nuk duheshin humbur. Duhet tu premtojmë fëmijëve dhe nipërve e mbesave tona se nuk do të përsërisim të njëjtat gabime”.

Ai shtoi më tej se rreziku mbetet sërish i lartë nga koronavirusi për shkak të varianteve të reja që mund të sjellin valë të reja përhapjeje dhe viktima.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli fillimisht Covid-19 si një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar në janar të vitit 2020. Kjo sinjalizoi nevojën për veprim të koordinuar global për të mbrojtur njerëzit nga virusi i ri, gjë e cila solli masat kufizuese e deri të izolimet masive.

A2 CNN Livestream

Dita jonë